Thursday, October 13, 2011

- Himni i jetës - Klio LEXOJE

,
Himni i jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.

0 comments to “- Himni i jetës - Klio LEXOJE”

Post a Comment

 

thenie te mencura per jeten Copyright © 2011 | Template design by O Pregador | Powered by Blogger Templates